Friday, July 26, 2013

Tirana eshte ne kufirin kritik qe te quhet e pabanueshme nga ndertimet.

Tirana eshte ne kufirin kritik qe te quhet e pabanueshme nga ndertimet
Ing. Qerim Ismeni, Kryetar i shoqates "Per nje Zhvillim te Qendrueshem e Racional"

Rritja e dendesise (nr. te banoreve per njesi siperfaqjeje) eshte problem kryesor i qytetit te Tiranes, si dhe i disa qyteteve te tjera te vendit. Kjo rritje e dendesise vjen per disa shkaqe:
1. Neglizhence ne kerkesat per standard ne projektim, si rezultat i presioneve korruptive te individeve dhe te biznesit te ndertimit.
2. Bizneset e ndertimit dhe individet kerkojne te maksimalizojne fitimet, duke perdorur kapacitetet egzistuese infrastrukturore.
3. Paaftsia e drejtuesve te mandatuar per ti rezistuar presionit korruptiv te biznesit dhe individeve qe shperfillin rregullat (normativat) urbanistike.
Politikat e gabuara qendrore ne drejtim te decentralizimit, gje qe ka reflektuar shpesh ne vendimmarrjet ne nivele te ndryshme te hierarkise shteterore, te cilat kane qene ne kundershtim me standardet shkencore te urbanistikes per te mos thene edhe me legjislacionin ne fushen e urbanistikes! Te mandatuarit tane marrin mandatin me be e rrufe (premtime) per ti sherbyer qytetareve dhe sapo e perfitojne ate, mendojne te ngrejne Lavdine (me fal pasurine) e tyre mbi mjerimin e te tjereve.
5. Mungesa e kultures se nevojshme te vendimmarresve per te vleresuar fjalen gjelberim ne qytete, duke e quajtur ate luks (salltanet).
6. Ligjerimi i ndertimeve te paligjeshme - legalizimi - ne cdo 2 apo 4 vjet, sa here kemi zgjedhje elektorale (shyqyr qe jemi popull i urte politikisht, se po te ishim si disa popuj te tjere, qe kane bere zgjedhje cdo vit, kush e di se cdo ishte bere). Kjo praktike ka bere qe jo vetem te humbasim siperfaqet e gjelberta ne qytete, por deri diku shume shqiptare te humbin shpresen se do te behemi ndonjehere shtet. Politikanet tane me se shumti gjate ketyre 23 viteve tranzicion me veprimet e mosveprimet e tyre kane ngaterruar sistemin ekonomiko-shoqeror me shtetin.
Pikerisht, keto jane ne vija te trasha disa nga shkaqet e pakesimit te hapesirave te gjelberta dhe "bukosjes" ne qytete, me pasoje rendimin e mjedisit (veshtiresimi i kushteve te jeteses). Une ne Forumin "Per mbrojtjen e hapesirave te gjelberta te Tiranes, te mbledhur para disa ditesh, mes argumenteve te tjera thashe se numri i njerezve te semure ne Tirane nga semundjet me shkaktar mjedisin urban te renduar, si asthma, kanceri etj., jane 5 fishuar ne raport me vitin 1989, ne nje kohe qe ne qytetin e Tiranes nuk kemi ndonje TEC qe djeg qindra ton qymyr guri ne dite apo ndonje objekt tjeter te industrise se rende qe shkarkon miliona metro kub gaz ne vit.
Qyteti i Tiranes shtrihet ne nje siperfaqe prej 31 km katror dhe ka nje popullsi afro 726000 banore (2009), ndodhet ne nje lartesi mbi nivelin e detit 110 metra dhe karakterizohet nga nje klime mesdhetare, me dimer te bute, por me nje numer te vogel, 10 deri 15, dite me ere ne drejtimin veri-jug, si dhe me nje numer ditesh relativisht te medha, afer 70 deri ne 90 dite, me presion atmosferik te ulet, si dhe me 60 deri ne 70 dite me lageshti relative te ajrit mbi normalen - qe eshte afersisht 60%. U perqendrova tek keto tregues, te cilet ne kushtet e ndotjes se ajrit ndikimin ne shendet e kane te larte. Pra, mungesa e korenteve te ajrit, presioni i ulet atmosferik si dhe lageshtira relative e ajrit mbi normalen jane faktore qe nuk varen nga ne (njeriu), por qe efektet negative te tyre minimizohen me disipline te rrepte ne administrimin e territorit, duke hapur korridore ajri atje ku mungojne, duke mos lejuar "cibane" bashkengjitur pallateve te banimit, si dhe duke mos cenuar as edhe nje meter siperfaqe te gjelbert te trasheguar nga paraardhesit. Tirana eshte dyfishuar ne keto 23 vjet nga 350000 ne 726000 ne 2009, ne pothuajse shume pak hapesira te reja, kryesisht vetem ne hapesirat e quajtura "boshe", qe ne fakt nuk ishin boshe, por hapesira te gjelberta e kende lojrash. Akualisht gjelberimi ne Tirane eshte 2.7 meter katror per banor, kundrejt 7 meter katror ne vitin 1989, por dhe kjo shifer eshte e dyshimte. Nderkohe, po japim siperfaqen e gjelbert per fryme ne disa qytete te Evropes sa me poshte : Budapesti 9.9 meter katror per fryme, qytetet e Bashkimit Evropian ne mesatare 12 meter katror per fryme, Brukseli - kryeqyteti i BEse 27 meter katror, Hamburgu ne Gjermani 34 meter katror per fryme. Vlen te theksohet se Budapesti, me siperfaqe te gjelbert 4 here me shume se Tirana, pershkohet nga lumi i Danubit mes per mes, qe krahas freskise qe jep uji sherben edhe si korridor ventilimi, po keshtu Hamburgu, megjithese eshte qytet port ku numri i diteve me ere eshte shume i larte, ka siperfaqe te gjelbert 13 here me shume se Tirana. Shtrohet pyetja, pse Tirana u mbipopullua, pse u zune hapesirat e gjelberta mes pallateve, te trasheguara nga sistemi i kaluar, me kaq lehtesi, pse akoma edhe ato pak hapesira te mbetura duhet te betonizohen!? A thua vertet keta qeveritare kane menduar per qytetaret (popullin), apo e thene cope - ngrene lavdine (me fal pasurine) e tyre mbi mjerimin e te tjereve? A nuk u mjaftuan me faktin se siperfaqet e gjelberta nga 7 meter katror per fryme ne vitin 1990 sot jane 2.7 meter katror per fryme, kur ne mesataren e BEse eshte 12 meter katror e luftohet per ta rritur edhe me teper. Dua te theksoj se Tirana eshte ne kufirin kritik qe te quhet e pabanueshme nga ndertimet (cibanet), me leje apo pa leje, qe legalizohen ne zgjedhjet elektorale te radhes. Banoret e Tiranes nuk po ngopen me ajer (oksigjen) ngaqe ajri i ndotur nga aktiviteti njerezor, ne mungese te korenteve ajrore, nuk leviz, nga lageshtia relative e ajrit mbi normalen gjate gjithe stines se dimrit, nga temperatura ekstreme me 5 - 7 grade celcius mbi ato qe shenon stacioni meteorologjik ne vere si rezultat i nxehtesise se akumuluar nga siperfaqet beton- xham- asfalt dhe askund bime - gjelberim, qe te absorbojne gazin karbonik, te clirojne oksigjen dhe te freskojne ambientin.
Sa me siper, nese i referohemi teorise se hierarkise te nevojave sipas sociologut Maslow, ne piramiden me 5 nivele, ku niveli i pare permbledh nevojat biologjike ose nevojat minimale per mbijetese, renditen ajri, uji, gjumi, ushqimi etj. Ne kete kendveshtrim mund te them se autoritetet pergjegjese per administrimin e territorit si dhe ligjvenesit (deputetet), me veprimet e mos veprimet e tyre, na mohojne te drejtat minimale per ekzistence, duke na keqesuar mjedisin. Ne mungese te hapesirave te gjelberta, duke dendesuar banimin, duke lejuar cibanet ne faqen e drites te pallateve, na privohet e drejta per ajer me te paster, e drejta per gjume te qete ngaqe eshte pijetorja apo vendet e bixhozit ne nje mur tek tulle ne mes (na rrofte ligji per ndalimin e zhurmave), na privohet e drejta per uje te paster sepse ndertimi i eger me leje jashte kritereve urbane, apo pa leje qe legalizohet kur te behen zgjedhjet e rradhes, eshte bere mbi kolektorin e ujerave te zeza, duke nderhyre edhe ne rrjetin e ujesjellesit, me pasoje rriskim mbi cilesine e ujit.
Eshte per tu pershendetur aksioni i marre nga drejtori i urbanistikes ne Bashkine e Tiranes, z. Florenc Hoxha para disa ditesh per clirimin e hapesirave publike te zena, por aksioni kerkon mbeshtetje nga te gjitha nivelet e piramides shteterore dhe mediat. Shpresoj dhe deshiroj qe ky aksion te perfshihet ne historikun e zhvillimit urban te Tiranes dhe te jete shembull per te gjitha qytetet e Shqiperise.
Sa me siper, une dhe te gjithe pjesemarresit e mbedhur ne forumin "Per mbrojtje e hapesirave publike dhe te gjelberta te Tiranes" kerkojme nga kryetari i bashkise Tirane anullimin e vendimit (lejes) per tjetersimin e hapesires se gjelbert prane Parlamentit (lulishtja e Namazgjase) per llogari te ndertimit te 2 kullave biznesi dhe xhamise, perdorur si kamuflazh per 2 kullat. Kjo kerkese mbeshtetet ne sa argumentova me lart si dhe per arsyet juridike sa me poshte.
1. Ne planin rregullues te Tiranes te miratuar ne mbledhjen e keshillit bashkiak dt. 15.02. 2013 thuhet se nuk eshte perfshire tjetersimi i lulishtes prane parlamentit. Shtroj pyetjen: A nuk mjafton fakti qe eshte ndertuar Kisha Ortodokse midis 3 Ministrive, e ashtuquajtura qendra Historike e Tiranes, dhe se per karshillek tani duhet dhene leje per 2 kulla biznesi nen kamuflazhin e xhamise? Sipas mendimit tim, as kisha ortodokse e as 2 kullat dhe xhamia nuk duhet te ndertohen dhe se firmtaret e lejes se ndertimit te kishes duhet te mbajne pergjegjesi, si dhe duhet te futen ne listen e zeze te pushtetareve qe kane bere dem te pakorrigjueshem ne mjedisin ambiental e historik te Tiranes. Ne te njejten kohe i kerkoj kryetarit te Bashkise Tirane te anulloje vendimin per tjetersimin e lulishtes prane parlamentit per keto arsye: se pari as 2 kullat e as xhamia nuk jane te perfshira ne planin rregullues te Tiranes, te miratuar ne mbledhjen e keshillit bashkiak dt. 15.02.2013. Se dyti Tirana eshte e bukosur (pa frymemarrje) dhe se siperfaqja e kesaj lulishteje eshte shume pak nga sa i takon ketij komuniteti, prandaj mos e pakesoni me teper. Se treti per objekte ne hapesira publike si lulishte, sheshe etj. askush nuk mund ti tjetersoje pa pyetur komunitetin, sic eshte vepruar, sepse Shqiperia eshte pale nenshkruese ne Konventen Nderkombetare te Aarhusit qe me 25 qershor 1998, Konvente e ratifikuar nga Parlamenti i Shqiperise me Ligjin nr 8672 date 26.10.2000. Kjo Konvente ka hyre ne fuqi me 30 tetor te 2001. Pra kemi 12 vjet qe ne duhet ta zbatojme ate. Konventa qendron ne majen e piramides juridike. Ne kete kontekst, edhe sikur te jete perfshire ne planin rregullues te Tiranes dhe miratuar ne mbledhjen e keshillit bashkiak, zenia e kesaj hapesire te gjelbert pa marre mendimin e komunitetit, neni 3 i kesaj Konvente, kjo Leje nuk ka vlere.
Numri i njerezve te semure per shkaqe ambientale ne Tirane eshte 5 fishuar, gjithashtu edhe numri i vdekjeve per shkaqe ambientale eshte rritur. Sipas ekspertit te njohur te Institutit te Shendetit Publik, Agron Deliu, cdo qytetari te Tiranes per shkaqe ambientale i eshte ulur jetegjatesia 2 deri ne 3 vjet. Sa me siper, edhe nje here ju bejme thirrje autoriteteve pergjegjese te ndalojne zenien, qofte edhe te nje metri katror siperfaqeje publike apo te gjelberta, sepse hapesirat e gjelberta ne qytete nuk jane lluks, por nevoja biologjike.
Europa lufton per te rritur siperfaqet e gjelberta per t'ju pergjigjur ndryshimeve klimatike globale, ndersa ne deri me tani kemi ecur ne drejtimin e kundert.

No comments:

Post a Comment